Specialistët e Inspektoratit Shëndetësor me paga si të infermierëve

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Inspektorët shëndetësorë, të pakënaqur me nivelin e pagave, të hënën kanë hyrë në grevë. Sipas tyre, është e papranueshme që pagat të jenë si të infermierëve. Kërkesën inspektorët ia kanë drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Arsyeja e organizimit të grevës është moszbatimi i dispozitave ligjore, të cilat mbrojnë interesin e punëtorëve. Nuk bëhet trajtimi i inspektorit shëndetësor me pagë në pajtim me kriteret e konkursit për inspektorë shëndetësorë”, thuhet në reagimin e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Diana Shehu-Devaja nga Këshilli grevist ka thënë se nuk do ta ndërpresin grevën deri në realizimin e kërkesave.

“Greva ka filluar sot. Ka qenë grevë paralajmëruese njëditore. Ne të martën do ta presim ministrin e Shëndetësisë për të gjetur një zgjidhje. Ne jemi mjekë specialistë dhe e kemi rrogën 460 euro”, ka thënë Shehu-Devaja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme