Specialistët stomatologë të papunë protestojnë para MSh-së

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 10:54 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Specialistët stomatologë të papunë, po protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Ata kërkojnë që të mbahet premtimi për punësimin e tyre. Sipas tyre, moszgjidhja e kësaj çështje ka bërë që shumë prej këtyre stomatologëve të largohen nga Kosova.

Gjithashtu kërkuan që të takohen edhe me ministrin në detyrë Uran Ismajli, ku nga ky i fundit kishin marrë premtime për ndryshimin e Udhëzimit Administrative që u pamundëson të punojnë si specialistë.

Mirjeta Berisha, specialiste e papunë, ka thënë se pret nga ministri që të reflektojë pozitivisht ndaj kërkesave të tyre.

“Ne kemi protestuar disa herë në takime të mëparshme me ministrin kemi pasur premtime se do bëhet ndryshimi i një udhëzimi administrativ, i cili nuk na ka lejuar neve kyçjen në institucione publike shëndetësore mirëpo nuk kemi ndonjë rezultat”.

“Premtimet kanë qenë që më datë 27 maj do të përfundojnë gjitha procedurat rreth draftit dhe plotësim ndryshim të këtij udhëzimi, mirëpo nuk ka ndonjë finalizim”.

“Ne kemi ardhur sot që ti kërkojmë ministrit përgjigje për ato qe na ka premtuar deri më sot dhe i vetmi frustrim që na ka sjell neve sot këtu se ne kemi kërkuar që të jetë në grupin punues rreth këtij udhëzimi në komision, për këtë udhëzim kemi kërkuar që të jetë një përfaqësues i lëmisë së stomatologjisë e cila me vit të tëra nuk ka qenë që na ka përfaqësuar”, tha ajo.

Ajo ka kërkuar nga ministri një listë me specialistë të papunë, raportonEO.

“Kërkoj nga ministri që të na dërgojë një listë të specialistëve që janë papunë dhe iu kanë mësyrë rrugëve të Evropës. Është turp për një shtet dhe turp për ata që udhëheqin në këtë mënyrë e që në maltretojnë”, ka thënë ajo.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2933080966718965/

Të ngjashme