Specializantët e rinj lavdërojnë Zemajn: Falë punës tuaj s’u larguam nga Kosova

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 09:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar specializantët në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL), në vazhdën e vizitave që po ju bën specializantëve të angazhuar rishtas nëpër klinikat e QKUK-së, raporton Ekonomia Online.

Zemaj ka thënë se shërbimi specialistik ka qenë obligim i tij ligjor për mjekët e rinj.

“Kjo ka qenë obligim imi sepse mandati politik është që t’i shërbehet qytetarëve dhe të rinjve. Ju uroj sukses, sepse këta kanë dhënë gjithçka nga vetja dhe qenë obligim që këtyre të ju ofrohet shërbimi specialistik”.

“Nga ajo që kam parë dhe vullnetin që e kam parë të ju besoj që do ta gëzoni epitetin me nder dhe kërkon përgjegjësi”.

Agnesa Jashari, specializante, tha se falë punës së ministrit Zemaj nuk janë larguar nga Kosova.

“Ju falënderojmë pa masë dhe padyshim që është revolucion më shëndetësi. Ju keni ardhur në një kohë kur të gjithë e kemi menduar largimin nga Kosova, dhe falë jush nuk jemi larguar nga Kosova”.

Drejtori i ORL-së, Hajdin Thaçi, ka thënë se Zemaj ka penguar largimin e të rinjve nga Kosova, raporton EO.

“Me këtë vendim ne ua kemi mundësuar mjekëve kosovar që të shohin një perspektiv për të ardhmen e tyre”.

“Ju keni penguar zbrazjen e Kosovës nga mjekët e rinj, këto veprime ju nxjerrin si veprimin më të suksesshëm mbas luftës”.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se ministri Zemaj ka bërë pune të madhe që askush defi me tani nuk ka arritur ta bëjë, raporton EO.

Krasniqi gjithashtu ka kërkuar që të vazhdojnë reformat në sistemin shëndetësorë.

“Ajo që keni bërë ju nuk është bërë me vite të tëra në Kosovë dhe në një kohë të vështirë. Është e vërtet që ministri nuk vjen nga puna e shëndetësisë, por e ka kuptuar që është e rëndësishme fusha e specializimit”.

Labinot Çahini, kryetar i bordit të Specializimit, tha se edhe specializantët do të futen në sistemin e pagave.

“Me vendimin e fundit që do të futen në paga specializantët ne e plotësojmë këtë që ka qenë një pengesë 4-vjeçare”.

Zemaj, më herët, ka vizituar Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës, ndërsa gjatë ditës do të vizitojë dhe specializantët në Klinikën e Gjinekologjisë, në Klinikën e Pulmologjisë, në Klinikën e Emergjencës dhe në Klinikën e Anesteziologjisë.

Të ngjashme