Specialja cakton katër seanca gjyqësore gjatë muajit prill ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Prishtinë | 22 Shk 2023 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Katër seanca gjykimi janë caktuar për në muajin prill nga Dhomat e Specializuara, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një gjë e tillë u bë e ditur në kalendarin e gjykimeve të DhSK-së, për rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Seancë është caktuar për 3 prill, datë e cila është caktuar edhe si datë e fillimit të gjykimit. Po ashtu, seancë janë caktuar edhe për 4, 5 dhe 11 prill.

Të ngjashme