“Specialja dëmton luftën e UÇK-së, kërkesa për shfuqizim politike”

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 13:42 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tryezën me temën “Dhomat e Specializuara dhe raporti me institucionet e Republikës së Kosovës”. Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, tha se Gjykata Speciale rrezikon luftën e UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

“Gjykata Speciale konsiston në një histori të re të politike të Kosovës. Vendimet e saj do na ndryshojnë edhe historinë. UÇK-ja dhe ushtria e saj janë në rrezik nga Gjykata Speciale”.

Sipas tij, iniciativa për shfuqizim e saj ka synim që të hiqet nga lista e të akuzuarave presidenti Hashim Thaçi.

“Kjo iniciativë s’e ka synim ta heqë Gjykatën Speciale, por emrin e Thaçi nga lista”, tha ai.

Deputetja, Albulena Haxhiu, tha se ndonëse specialja është gjykatë, kërkesa për shfuqizim është krejtësisht politike.

“…shfuqizimin e konsiderojmë jo serioze e politike. Ne nuk do ta mëbështesim projektligjin, i cili u procedua në qeveri”, tha ajo.

Deputeti, Glauk Konjufca, tha se përgjegjësit kryesorë që po e iniciojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale janë presidenti, kreu i Kuvendit e kryeministri.

Madje ai ka kërkuar nga presidenti që të pozicionohet karshi kësaj iniciative, ose në të kundërtën t’i dërgoj letër Frederica Mogheritin për shfuqizimin e gjykatës.

“Përgjegjësit kryesorë që po e iniciojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale janë Thaçi, Veseli dhe Haradinaj. Nëse Thaçi mendon që dhomat nuk janë të drejta, duhet t’i shkruaj letër Mogherinit”, tha ai.

Profesori, Mazllum Baraliu, tha se asnjë shtet nuk është përballur me një gjykatë të tillë. Sipas tij, kjo gjykatë është e dëmshme për historinë e Kosovës.

“A është Gjykata Speciale e dëmshme për Kosovën?, përgjigjja nuk mund të jetë ndryshe përveç asaj që kjo gjykatë është e dëmshme për historinë e Kosovës. Me këtë lloj të gjykate nuk është përballur asnjë popull e asnjë shtet në krijimin e tij, është gjykatë që ndërlidhet me një popull që ka qenë i rreshtuar në anën e një populli që ka qenë paqedashës”, tha ai.

Artan Murati, përfaqësues i KDI, tha se shfuqizimi i Speciales është i dëmshëm për politikat dhe vendin.

“Unë konsideroj që këto debate nuk mund të bëjnë shumë sepse ne tanimë jemi para një akti të kryer, deputet edhe mund ta shfuqizojnë ligjin për Dhomat e Specializuara mirëpo un nuk mendoj qe ky është vendim i mirë. Ne duhet të kemi parasysh që tanimë është vonë të bëhen lojëra politike tani vetëm duhet të shikojmë se si do të minimizohet dëmi nga Gjykata”, tha ai.

Të ngjashme