Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi.
Me këtë rast, Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për medie, ka bërë të ditur se Kosova në vazhdimësi kanë dhënë shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtare.
“Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj në vazhdimësi kanë dhënë̈ shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë̈ do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Më tej, Qeveria bën të ditur se “Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente. Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”.