Kretari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun ka thënë se Gjykata Speciale për krimet e luftës së ish-zyrtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është përpjekja e fundit nga ana e komunitetit ndërkombëtar për të ndjekur penalisht krimet e kryera nga siç ka thënë ai “pjesëtarët e UÇK-së kundër serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë”.
Sipas tij, Serbia është e gatshme të ndihmojë në këtë proces, raporton Tanjug.
Gjykata Speciale që nga sot është edhe ligjërisht funksionale dhe e gatshme për t’i pranuar aktakuzat e Prokurorisë Speciale ndaj ish-eprorëve të lartë të UÇK-së.