Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) nuk është e koncentruar vetëm në Hagë të Holandës. Prezenca e saj ndodhet edhe në së paku tri shtete të Ballkanit, shkruan sot Koha Ditore.
Burime të gazetës kanë treguar se prokurorët dhe stafi mbështetës zhvillojnë aktivitete edhe në Kosovë, në Serbi e edhe në Shqipëri.
“Ky aktivitet nënkupton punën që bëhet në terren për grumbullimin dhe shqyrtimin e informatave dhe provave të ndryshme. Realizohen edhe intervista me njerëz”, ka thënë ky burim. “Fushëveprimi i hetimeve është shumë i gjerë – përfshin edhe pretendimet e ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte, edhe ato të senatorit Dick Marty e edhe të tjera”.