Gjykatësi i Speciales, Nicolas Guillou s’ka mundur t’i lejojë avokatët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kenë qasje në incizimet audio dhe video të intervistave të dëshmitarëve për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Guillou ka thënë se kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara nuk mund të vendos mbi Prokurorinë detyrimin për t’ua vendosur avokatëve në dispozicion regjistrimet audiovizive të dëshmitareve dhe të akuzuarve.
Si rregull e përgjithshëm, ai ka thënë se aty ku intervistat janë në transkriptime, incizimet audiovizive ka nevojë të vihen në dispozicion.
“Nga ana tjetër mungesa e një dispozite të tillë ligjore për nxjerrjen e incizimeve audiovizive, nuk e përjashton mundësinë që ky informacion të vendoset në dispozicion nga ZPS nëse material është me rëndësi materiale për përgatitjen e mbrojtës. Në rastin në fjalë, argumenti i mbrojtjes lidhur me nevojën për saktësimin e transkriptimeve është i pamjaftueshëm sepse ky verifikim mund të kryhet në bazë të transkriptimeve të vendosura në dispozicion”, ka thënë ai.
Sipas tij, mbrojtja s’ka arritur t’i mbështes argumentet se pse mbështetja në transkriptime nuk i jep atyre mundësi që të vlerësojë dëshminë e dhënë nga dëshmitari.