S’përfshihet në Ligj propozimi i VV që zyrtarët e lartë mos të ushtrojnë dy funksione publike

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 16:32 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas debati për më shumë se një orë Kuvendi nuk ka miratuar nenin 25 të Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, raporton Ekonomia Online.

Ky nen ishte propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje me qëllim që zyrtarët e lartë publik të mos kenë mundësi të ushtrojnë më shumë se një funksion publik në të njëjtën kohë.

Albulena Haxhiu, kryetare e komisionit për Legjislacion tha se ka ardhur koha të përfundojë kjo praktikë dhe kërkoi mbështetjen e deputetëve për të votuar këtë amendament.

“Zyrtari i lartë nuk mund të ushtrojë më shumë se një funksion në sektorin publik veç në rastet kur është i caktuar na bazë të pozitës zyrtare”.

Ismajl Kurteshi, nga LVV-ja tha se ushtrimi i dy e më shumë funksioneve shkon në dëm të detyrës kryesorë.

“Zyrtari që ushtron dy funksione ka aq shumë punë sa të angazhohet edhe në një vend tjetër pune, angazhimi shkon në dëm të detyrës kryesore që e ka si zyrtar i lartë”, ka thënë Kurteshi.

Hajdar Beqa nga PDK-ja propozoi që të votohen vetëm amendamentet që kanë kaluar me përkrahjen e komisionit, dhe jo ai që nuk ka marrë përkrahjen e komisionit, sepse sipas tij përmban shkelje të Kushtetutës.

Kurse sa i përket amendamentit 26 dhe 27 ku specifikohet përfshirja e zyrtarëve publik në organizatat joqeveritare u miratua propozimi i PDK-së morri 18 vota për, 49 kundër dhe 6 abstenime.

Projektligji në tërësi morri 54 për, 2 kundër dhe 18 abstenime.

Të ngjashme