SPERTK: Nga vërshimi i ujit u rrezikua jeta e punëtorëve në RTK

Prishtinë | 26 Kor 2016 | 11:35 | Nga

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së (SPERTK) është e shqetësuar me kushtet në të cilat punojnë punonjësit në RTK, ku pas një shiu të dendur, në mungesë infrastrukture, kanali RTK-2 dhe RTK-3, pasi janë vërshuar nga uji, janë detyruar ta ndërpresin programin, sepse siç thuhet në reagim, u është rrezikuar jeta e punëtorëve.

“SPERTK u bën thirrje përsëri institucioneve vendimmarrëse të Kosovës, Kuvendit si themelues në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, që ta zgjidhin çështjen e pronës dhe mos ta vërë në rrezik jetën dhe punën e kolegëve tanë, të cilët punojnë në këto objekte garazhe, që tani janë shndërruar në studio dhe shumica prej tyre nuk kanë as dritare”, thuhet në reagimin e SPERTK.

Zvarritjen e zgjidhjes së çështjes së pronës dhe mënyrën e financimit të pavarur për RTK-në, kjo sindikatë e quan të turpshme dhe të papranueshme.

SPERTK nuk e kupton mosreagimin e Kuvendit dhe Qeverisë, mbas situatës së mbrëmshme apo institucionet tona janë mësuar të reagojnë vetëm atëherë kur ka katastrofa.

SPERTK u bën thirrje po ashtu edhe Komunës së Prishtinës dhe menaxhmentit të RTK-së që të ndërhyjnë sa me parë në rregullimin e përkohshëm të kësaj rruge derisa mediumi i vetëm publik të kalojë në objektin e ri.

“Mosndërhyrja e Kuvendit të Kosovës, në zgjidhjen e financimit të pavarur për RTK-në, digjitalizimin e RTK-së, miratimin e ligjit për RTK-në, prej tani e tutje na lënë të kuptojmë se vetë themeluesi i RTK-së – Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës – janë të interesuara për shkatërrimin e RTK-së”, thuhet në reagimin e SPERTK.

rtk1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme