Spinaqi është një super ushqim i pasur me lëndë të shumta ushqyese dhe me pak kalori.
Këto lëndë, si hekur, proteina, minerale etj, janë të rëndësishme për kockat, flokët, lëkurën dhe shumë gjendje të tjera shëndetësore. Ja disa nga përfitimet shëndetësore më të mira të spinaqit:
Kancer
Të gjitha perimet me gjethe jeshile përmbajnë klorofil, i cili parandalon efektin kancerogjen të amineve heterociklike, që prodhohen kur gatuhen ushqime në temperatura të larta.
Diabet
Spinaqi përmban acid alfa-lipoik, një antioksidues i fuqishëm që rrit ndjeshmërinë e insulinës, ul nivelet e glukozës dhe parandalon ndryshimet e sjella si pasojë e stresit oksidativë tek personat me diabet.
Astmë
Rreziku për zhvillimin e astmës është më i ulët tek individët që konsumojnë sasi të mëdha të lëndëve të caktuara ushqyese. Beta-karotene është një nga këto lëndë ushqyese, që spinaqi është burimi më i mirë. Karotat, brokoli (brokulla), farat e lulediellit, kumbullat dhe pjepri janë gjithashtu burime të pasura të beta-karotenës.
Ndihmon me jashtëqitjen
Spinaqi është i mirë për shkak të përmbajtjes së lartë në ujë dhe fibër, të cilët ndihmojnë në parandalimin e shumë problemeve digjestive, si kapsllëku.
Tensioni i gjakut
Për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit, spinaqi rekomandohet për njerëzit me tension të lartë të gjakut për të shmangur efektet e sodiumit në trup. Nëse keni mungesë të kaliumit, ju rrezikoheni të prekeni nga tensioni i lartë i gjakut.
Ushqime të pasura me kalium janë domatet, portokajtë, patatet, fasulet etj.
Flokë dhe lëkurë të shëndetshme
E pasur me vitaminën A, spinaqi mund të ndihmojë gjithashtu në prodhimin e një sekrecioni yndyror nga gjëndrat dhjamore, i quajtur sebum, i cili mban lëkurën e butë.
Spinaqi dhe shumë perime të tjera me gjethe jeshile të pasura me vitaminën A janë të rëndësishme për prodhimin dhe ruajtjen e kolagjenit, që siguron strukturë për flokët dhe lëkurën. NJë nga shkaktarët kryesorë të rënies së flokëve është mungesa e hekurit, prandaj duhet të konsumoni ushqime të pasura me të, siç është edhe spinaqi.
Shëndetin e kockave
Mungesa e vitaminës K lidhet me rrezikun e lartë të frakturës së kockave. Konsumimi i mjaftueshëm i vitaminës K është i rëndësishëm për shëndetin e kockave, duke qenë se ai vepron si një konvertues i proteinave, i ndihmon kockat të thithin kalcium dhe mund të zvogëlojë sekretimin urinar të kalciumit.
1 filxhan me spinaq të pa gatuar përmban rreth: