Ekonomia Online
FUNDIT

Spitalet me mungesë të infermierëve, reduktohen shërbimet për pacientët

Spitalet me mungesë të infermierëve, reduktohen shërbimet për pacientët

Spitalet kosovare po ballafaqohen me mungesë të infermierëve, ndonëse mijëra pacientë në ditë i frekuentojnë Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe spitalet tjera rajonale, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Ministria e Shëndetësisë në tre muajt e parë të këtij viti ka punësuar 60 infermierë, por vlerësohet se spitalet kanë nevojë për 500. “Spitalet kanë nevojë […]

Spitalet kosovare po ballafaqohen me mungesë të infermierëve, ndonëse mijëra pacientë në ditë i frekuentojnë Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe spitalet tjera rajonale, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ministria e Shëndetësisë në tre muajt e parë të këtij viti ka punësuar 60 infermierë, por vlerësohet se spitalet kanë nevojë për 500.

“Spitalet kanë nevojë për 500 infermierë, megjithatë pavarësisht nevojave për infermierë Ministria e Shëndetësisë këtë vit nuk ka plotësuar as gjysmën e tyre. MSH-ja në tre muajt e parë të këtij viti ka punësuar 60 infermierë”, pati thënë më herët për “Zërin” Shemsi Veseli, anëtar i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Të ngjashme