Pacientët e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale ka raste që detyrohen t’i blejnë barnat, edhe pse institucionet janë të furnizuara.
Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve (PRAK) në vitin 2016 ka pranuar një numër të madh të ankesave për mungesë të terapisë dhe obligimit të këtyre pacientëve, që, për terapinë të cilën do të duhej ta merrnin falas, të paguajnë, shkruan sot Koha Ditore.
Pas pranimit të ankesave PRAK ka shikuar nëse këto barna të cilat nuk kanë qenë në spitale kanë munguar. Kryetari i kësaj shoqate, Besim Kodra, ka thënë për “Kohën Ditore” se me disa nga barnat që kanë munguar për pacientët, institucionet ishin të furnizuara në kohën kur qytetarët i blinin.
Në SHSKUK nuk kanë pranuar se ka të tilla ankesa.