Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në këtë takim, Ismajli bëri të ditur se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë […]
Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në këtë takim, Ismajli bëri të ditur se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem.
2684 raste pozitive me koronavirus janë regjistruar deri më tani në këtë qytet, 2222 persona janë shëruar, 386 raste aktive, 76 të vdekur, të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19 janë 72, ndërkaq mostra në pritje janë 134.