Në depon e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë është bërë dorëzimi i donacionit në vlerë prej 75 mijë eurosh për nevojat e këtij spitali.
Ky aksion humanitar u bë nga afaristi shqiptar nga Gjermania, Bahri Tahiri, në bashkëpunim me doktorin gjerman, Henrich Schantmann, i cili ka për qëllim përmirësimin e kushteve gjatë hospitalizimit për tretmanin e nevojshëm mjekësor.
Donacioni përfshin shtretër, mbuloja, karroca dhe gjëra të tjera. Ndihma si këto përveç Mitrovicës, do të shpërndahen edhe në Suharekë, Drenas dhe Prishtinë.