Spitali Klinik i Tetovës për 6 muaj me 60 mjekë të rinj

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 22:19 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin Klinik të Tetovës janë pranuar 30 mjekë të rinj, të sapodiplomuar nga universitetet vendore dhe ata sot kanë filluar punën.

Sipas autoriteteve të spitalit, për gjashtë muajt e kaluar numri i mjekëve të pranuar ka shkuar në 60. Ata së shpejti duhet të shkojnë në specializim për reparte të ndryshme.

Drejtori Florin Besimi shpreson se ky numër i mjekëve të pranuar do të ndikojë në përmirësimin e kualitetit të shërbimit në Spitalin Klinik të Tetovës dhe do të ndikojë që mjekët e rinj që mbarojnë studimet të kërkojnë punësim brenda vendit.

Në drejtorinë e spitalit bëjnë të ditur se mjekët e posapranuar më herët kanë filluar procedurën e specializimit nëpër klinikat e Shkupit dhe do të sistemohen në degët e ndryshme për të cilat ka nevojë Spitali Klinik i Tetovës.

Të ngjashme