Pacientët në spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u ballafaquar me mungesë të barnave esenciale. Në këtë spital nuk po gjinden madje as barnat të cilat janë jetike për shëndetin e njeriut, shkruan Gazeta Express.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka kërkuar furnizim emergjent me material shpenzues medicinal nga Lista e Barnave Esenciale.
Ky i fundit nëpërmjet një thirrje ka ofertuar kontratën në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publikë ku më datë 31 tetor të këtij viti i ka dhënë kontratën për furnizim me material shpenzues dhe barna esenciale, kompanisë ‘Made Kos’ nga Prishtina.
Kontrata arrin vlerën e 5 mijë e 355 euro. Ajo planifikohet të nënshkruhet më datën 6 të muajit nëntor. Si dhe do të jetë në kohëzgjatje prej një muaji.