Gjiganti amerikan i veshjeve sportive Nike tha se është “thellësisht i shqetësuar” me akuzat për përdhunim kundër yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo.
Kompania që ka kontratë në vlerë prej një miliard dollarësh me Ronaldon, tha se “do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër situatën”.
EA Sports, që po ashtu ka kontratë me Ronaldon, bëri komente të ngjashme.
Ronaldo, 33 vjeç, ka mohuar se ka sulmar Kathryn Mayorgan në një hotel në Las Vegas më 2009, transmeton rel.
Mayorga, 34 vjeçe, është frymëzuar të flasë nga lëvizja #MeToo (Edhe unë), tha avokatja e saj.
“Lëvizja MeToo dhe gratë që u ngritën dhe folën për sulmet seksuale, i dhanë asaj shumë guxim”, tha avokatja Leslie Stovall.
Juventusi – klubi italian ku Ronaldo kaloi nga Real Madridi në muajin korrik – doli në mbrojtje të lojtarit të tij.