​Mustafi krenar që mbajti shiritin e kapitenit ndaj Chelseat

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 09:12 | Nga

Shkodran Mustafi është shumë krenar që në ndeshjen ndaj Chelseat në Carabao Cup mbante shiritin e kapitenit.

Chelsea dhe Arsenal kanë barazuar 0:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup, ku kapiten për mysafirët ishte Shkodran Mustafi.

Ai pas ndeshjes ishte i kënaqur me paraqitjen në mbrojtje dhe krenar që mbante shiritin e kapitenit.

“Paraqitje solide në mbrojtje. Gjithçka do të luhet në ndeshjen e dytë. Ishte nder të mbaja sonte shiritin e kapitenit”, shkruan Mustafi në Facebook.

Ai në Arsenal u transferua verën e kaluar nga Valencia, por tashmë është lider i pakontestueshëm në mbrojtje të londinezëve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme