Albin Tahiri nesër garon në disiplinën e fundit në LOD PyeongChang 2018

Prishtinë | 21 Shk 2018 | 15:35 | Nga

Albin Tahiri do të garojë nesër (e enjte) në disiplinën e sllallomit, të fundit në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Skitari ynë ka numrin rendor 103 nga 108 garues. Albini është i gatshëm dhe shpreson në rezultat sa më të mirë.

Gara e lëshimit të parë fillon në ora 2:00 me kohën tonë lokale (10:00 me kohën në Korenë e Jugut). Lëshimi i dytë nis në ora 5:30.

“I urojmë fat dhe suksese garuesit tonë të vetëm në LOD PyeongChang 2018, Albin Tahiri”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Tahiri gjatë ditës së sotme ka bërë punën e dentistit në qytetin e Gangnoungut të Koresë së Jugut.

Ishte televizioni i njohur botëror, Eurosport, të cilët e intervistuan sot Albinin, derisa e dërguan edhe në një ordinancë private për të improvizuar për disa minuta profesionin e tij të dytë, atë të dentistit.

Tahiri ishte garuesi i vetëm nga Kosova që mori pjesë në LOD PyeongChang 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme