Allegri në listën e Unitedit

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi e ka në listën e menaxherëve që i synon edhe Massimiliano Allegri, raporton CaughtOffside.

“Djajtë e Kuq” janë lidhur ngushtë me trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino nëse ndajnë rrugët me trajnerin aktual Ole Gunnar Solskjaer, transmeton KOHA.

Por, në këtë listë të ngushtë është edhe Allegri, që më parë kishte drejtuar Juventusin.

Unitedi nuk e ka nisur aq mirë këtë edicion, derisa synimet janë që të dominojë sërish Premier Ligën e të kthehet në mesin e top skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme