Allegri sërish trajneri më i mirë në Itali

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka fituar edhe një çmim individual në Itali.

Allegri është trajner i vitit në Serie A, duke e fituar çmimin e përvitshëm Bankina e Artë.

Trajneri i Juves e fitoi për herë të katërt këtë çmim prestigjioz, i cili përcaktohet nga votat e trajnerëve të skuadrave të Serie A.

Një rekord ky për Allegrin që lë pas në këtë garë speciale dy emra me peshë si Fabio Capello e Antonio Conte.

Trajneri i bardhezinjëve grumbulloi në total 17 vota, duke lënë pas Maurizio Sarrin i cili vendin e dytë e ndau me Simone Inzaghin me nga tetë vota secili.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme