Arrestohen shqiptarët që plaçkitën shtëpinë e Luis Suarezit (Video)

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 15:00 | Nga

Në janar të këtij viti një grup hajnash, kishin arritur të plaçkitnin vilën e yllit të Barcelonës, Luis Suarez, e cila gjendet në Castelldefels, afër qytetit të Barcelonës.

Megjithatë në një aksion të organizuar nga policia katalanase së fundmi, është arrestuar grupi kriminal i cili thuhet se ka qenë përgjegjës për më shumë se 30 vjedhje të ndryshme rreth qytetit të Barcelonës dhe siç raportohet, nga personat e arrestuar tetë prej tyre janë shqiptarë.

Sipas shtypit spanjoll, agjentët ranë në gjurmët e grupit të shqiptarëve që në tetor të vitit të kaluar dhe mësohet se ata vidhnin shtëpi të shtrenjta larg qendrave të qytetit, dhe për këto aksione përdornin makina të vjedhura, ose ecnin në këmbë për orë të tëra, duke u fshehur në pyll ku prisnin momentin e duhur për të kryer vjedhjet.

Sipas policisë katalanase, grupi i kapur konsiderohen hajdutë të specializuar, pasi paraprakisht merrnin masa dhe zgjidhnin me kujdes “prenë” e tyre për ta plaçkitur.

Si pjesë e një prej aksioneve të tyre të vjedhjeve, në janar të këtij viti ishte edhe vila luksoze e yllit uruguaian të Barcelonës, Luis Suarez, e cila ishte plaçkitur pa e ditur se ishte shtëpia pikërisht e sulmuesit të Barçës, në të cilën hajnat kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme të bizhuterive me vlerë.

Më poshtë mund ta shikoni videon e aksionit të arrestimin të grupit kriminal, nga agjentët e policisë së Katalonisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme