Arrihet marrëveshja, Rakitiç bëhet me skuadër të re

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madrid thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me reprezentuesin kroat, Ivan Rakitic, dhe ai do të jetë lojtar i skuadrës nga ‘Wanda Metropolitano’.

Ivan Rakitic ka humbur vendin e titullarit te Barcelona pas transferimit të Frenkie de Jong.

Nën kampioni i botës me Kroacinë, ka shprehur haptas pakënaqësitë për situatën e re, duke paralajmëruar largimin.

Është Marca që raporton se tashmë Rakitic ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin, dhe nga muaji korrik do të jetë nën urdhrat e Diego Simeones.

Për Rakitic ka pasur interesim edhe nga Manchester United dhe Juventus

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme