Ashpërsohet konflikti Pogba – Mourinho

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 12:23 | Nga

Sipas asaj që raporton “The Sun” konflikti mes Mournhos dhe Paul Pogba është thelluar edhe më shumë.

Pogba së fundi deklaroi për mediat se nuk mund të thoshte atë që kërkonte dhe ndjente te United përndryshe do të gjobitej.

Pas kësaj sipas po të njëjti burim thuhet se Mourinho ka kontaktuar me Pogban duke i kërkuar që të flasë me të për çdo gjë.

“Nëse dëshiron të largohesh nga Manchesteri duhet të ma kërkosh. Nëse ke ndonje problem me mua duhet të ma thuash në sy dhe jo në media”, mësohet ti ketë thënë Murinho francezit. Sipas “The Sun”, përgjigja e mesfushorit ka qenë e menjëhershme dhe ironike.

“Nëse dëshiron të flasësh me mua, atëherë telefono menaxherin tim”. ka qenë kundërpërgjigjia.

Barcelona është ekipi që ndjek më së shumti zhvillimet dhe dëshiron ta sjellë francezin në Spanjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme