Athletic Bilbao e do rikthimin e Kepas

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Portieri spanjoll mund të largohet nga Chelsea gjatë verës pas sigurisë që e po e shfaq kohëve të fundit

Athletic Bilbao ia ka hapur dyert e rikthimit Kepa Arrizabalagas.

Portieri më i shtrenjë në botë nuk e ka të sigurt të ardhmen në Chelsea dhe palët mund të ndahen pas përfundimit të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur Tabloidi britanik “The Sun”, përcjell Gazeta Express.

Kepa ka shfaqur pasiguri kohëve të fundit dhe portieri spanjoll mund të largohet nga “Stamford Bridge”, për t’u rikthyer në La Liga.

Ndërkohë, mediumi tjetër britanik “Daily Express” raporton se “Blues” po planifikojnë ta zëvendësojnë Kepan me portierin e Burnleyt, Nick Pope.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme