Batshuayi mohon rikthimin e shpejtë te Chelsea

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Chelsea-s, Michy Batshuayi, i ka hedhur poshtë pohimet se mund t’i japë fund periudhës së huazimit te Valencia për t’u kthyer në Stamford Bridge.

Raportet kanë sugjeruar që përfaqësuesi i Belgjikës mund të kthehet në Londër para fundit të sezonit, pasi që ka dështuar ta gjejë veten në La Liga.

“Sa për largimin tim nga Valencia, janë vetëm thashetheme”, ka thënë Batshuayi për mediat.

“Nuk kam problem me klubin dhe e kuptoj trajnerin [Marcelino] shumë mirë”.

“Jemi në një fazë të keqe, por do të vazhdojmë të punojmë në tejkalimin e kësaj rënieje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme