Benzema i siguron një pikë Realit ndaj Atleticos

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Karim Benzema ka shënuar gol të bukur për t’i siguruar një pikë Realit në derbin e Madridit ndaj Atleticos.

Benzema në minutën e 88-të kaloi disa lojtarë para se të pasonte në zonë për Casemiron. Casemiro ktheu topin te sulmuesi francez që realizoi me sukses për të barazuar rezultatin në 1:1. Luis Suarez kaloi në epërsi Atletico Madridin në minutën e 15-të. Derbi i xhiros së 26-të të La Ligas spanjolle u luajt të dielën mbrëma.

Atletico udhëheq në tabelë me 59 pikë, ndërsa e ka një ndeshje më pak të luajtur. Barcelona është e dyta me 56 pikë kurse Reali renditet i treti me 54 pikë. Suarez arriti në shifrën e 17 golave, ndërsa Benzema i ka 13 gola.

Me barazimin e së dielës, gara për titull në Spanjë vazhdon të jetë e hapur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme