Boksieri britanik e sulmon me ujë kundërshtarin në konferencë për media

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 16:45 | Nga

Boksieri britanik Amir Khan e ka sulmuar me ujë kundërshtarin e tij të ardhshëm, Phil Lo Greco pasi ky i fundit ia ka përmendur problemet me gruan e tij.

Dy boksierët dolën ballë për ballë në konferencën për media, por takimi i tyre është ndërprerë përkohësisht kur Khan hodhi një gotë me ujë në fytyrën e kundërshtarit.

Lo Greco gjatë javëve të fundit ka bërë shaka me Khanin nëpër mediat sociale dhe këtë e vazhdoi edhe në konferencën për media.

Lo Greco komentoi për problemet e britanikut me familjen dhe gruan e tij.

“Ti bëre një seri humbjesh – fillimisht familjen, gruan”, i ka thënë Lo Greco. “Çfarë nuk është në rregull me ty shoku”, ka bërë shaka boksieri kanadez para se britaniku t’ia kthente me një gotë me ujë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme