Bushi: Shqipëria U-21 i ka lojtarët më të mirë se Kosova U-21

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Shqipërisë U-21 ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshje ndaj Kosovës U-21.

Selektori i U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi nga ora 11 sot ka publikuar listën që priten të jenë në ndeshje ndaj Dardanëve.

Risi e këtij grumbullimi është emri i Qardakut të Bylisit nga Kategoria Superiore kurse është ftuar edhe sulmuesi i rrezikshëm, Armando Broja i Chelseat.

Në konferencën për shtyp trajneri i Shqipërisë U-21 ka folur për sfidën ndaj dardanëve.

“Kosova ka shanse për t’u kualifikuar dhe nuk bëjnë ndryshime sa ne, që furnizmojmë A-në. Janë një hap më lartë se ne. Kanë më shumë dëshirë për të fituar dhe ne nuk e kemi. Lojtarët tanë kanë më shumë cilësi, por nuk e kemi në gjak atë dëshirë të madhe dhe pse ne i motivojmë. Tifozët gjithmonë na kanë mbështetur dhe unë pres që do të jenë shumë në numër ndaj Kosovës. Nga këto ndeshje që kemi zhvilluar, kemi gabuar vetëm në ato lënie pikësh ndaj Andorrës. Kemi marrë edhe lojtarë si Bullari dhe Broja që nuk e kanë moshën për te ne. Në futboll duhet të luftosh për 95 minuta, jo për 5 minuta, pasi ky nuk është basketboll”, ka thënë Bushi.

Shqipëri U-21 – Kosova U-21, zhvillohet me 15 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”, shkruan supersport.al përcjellë Klan Kosova.

Kujtojmë se, Kosova U-21 numëron 6 pikë pas tre takimeve kurse Shqipëria U-21 ka vetëm dy pikë në pesë takime të luajtura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme