Capello: Guardiola, presidenti i Barcelonës

Prishtinë | 04 Jan 2017 | 16:00 | Nga

Trajneri i futbollit, Fabio Capello beson që Pep Guardiola do të largohet përfundimisht nga Manchester City për t’u bërë President i Barcelonës.

Guardiola kishte habitur shumë njerëz, me deklaratën e tij se kishte “arritur në fund të karrierës së tij si tranjer” duke paralajmëruar largimin e tij gjatë viteve të ardhshme.

“Unë mendoj se ai ka bërë këto deklarata për shkak se sipas mendimit tim ai dëshiron të bëhet Presidenti i Barcelonës”, ka thënë Capello.

Sipas trajnerit italian, në këtë mënyrë Guardiola nuk do të shkëputej nga futbolli dhe kandidatura e tij do të gjente mbështetje të madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme