Capello ka besim te Anglia: Kanë kualitet në mesfushë e sulm

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 13:15 | Nga

“Anglia ka një skuadër të mirë dhe ka mundësi të shkojë shumë lart, varet shumë nga përgatitja fizike”. Janë këto fjalë të thënë nga ish-trajneri i Anglisë, Fabio Capello.

Sot është dita kur në fushë do të zbresin ‘Tre Luanët’ e Anglisë dhe ish-trajneri i kësaj skuadre, Fabio Capello është optimist: “Është një skuadër shumë e re, me futbollistë shumë të mirë, por ashtu si edhe Rusia, edhe Anglia ka probleme me mbrojtësit e qendrës. Nëse vjen një sulmues në zonën e vogël kanë shumë problem. Por gjithësesi, kanë shumë shpejtësi dhe kualitet në mesfushë dhe në sulm”, tha Capello.

Fabio Capello ishte në drejtimin e Anglisë për 4 vjet, nga 2008 deri në vitin 2012, por pa mundur t’i japë asnjë trofe kësaj skuadre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme