Carvajal dëshiron transferimin në Premier Ligë

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Real Madridit, Dani Carvajal, ka thënë se do të dëshironte që të luante në Premierligë para se karriera e tij të merrte fund.

Spanjolli ka kaluar tërë karrierën e tij me Real Madridin, përpos një stinori ku kishte qenë i huazuar te klubi gjerman, Bayer Leverkusen.

“Mendoj për këtë (për mundësinë e largimit nga Spanja)”, tha Carvajal për Libero Magazine.

“Dhe jam i sigurt që dua të luaj në Premierligë”.

“Është një eksperiencë që vërtetë dua ta kem. Nuk dua të mbetem në hamendësim se si do të ishte [të luaja atje]”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme