Challandes, kreator i rritjes së madhe të Kosovës

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

E ka rrahur tavolinën që në konferencën e parë. Prej fillimit është shfaqur shumë energjik dhe pamjet nga konferencat e tij jo rrallë kanë bërë bujë. Nuk u është ndarë fjalimeve me zë të lartë dhe shpesh pa shtjelluar shumë.

Nuk i është ndarë stilit të tij, e Kosova nuk u është ndarë sukseseve.

Trajneri zviceran, Bernard Challandes, qëndron prapa ngritjes së jashtëzakonshme të përfaqësueses së Kosovës në futboll. Ai zyrtarisht drejtimin e Kosovës e mori më 2 mars të vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova kishte fituar ndaj Letonisë disa muaj më herët, ndërsa me Challandesin në krye, “dardanët” nuk kanë pësuar në asnjë nga 14 ndeshjet e luajtura deri më tani. Seria pozitive ka shkuar në 15 ndeshje, ndërsa Kosova tashmë nga të gjithë vlerësohet tregim suksesi. Është në rrugën e duhur për të siguruar paraqitjen në kampionat evropian, në tentimin e parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme