Challandes: Nëse humbim, unë do të jem përgjegjës

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 18:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka dalë sot në një konferencë për shtyp para sfidës së nesërme ndaj Azerbajxhanit.

Challandes u shpreh se ai kurrë nuk e ndryshon strategjinë e lojës dhe mendon se pa luftuar dhe pa rrezikuar nuk mund të arrihet fitorja.

“Jo. Unë kurrë nuk e ndryshoj strategjinë e lojës sepse futbolli ndonjëherë nuk është logjik. Por, në fund mendoj se nëse ne luajmë dhe rrezikojmë, nëse luftojmë, nëse luajmë futboll të mirë e kemi shansin më të mirë për të fituar. Edhe nëse humbi jeta vazhdon, por unë mendoj se do të fitojmë”, tha Challandes.

“Nëse humbim unë do të jem përgjegjës për humbjen”, shtoi zvicerani.

Challandes u pyet edhe se pse mendon që Azerbajxhani ka qenë favoriti i grupit.

“Për mendimin tim, renditja në FIFA. Gjithashtu eksperienca e shumë garave. Ne jemi vetëm në kampanjën e dytë si ekipi i Kosovës. Ne do të mundohemi të fitojmë, por Azerbajxhani është favorit”, u shpreh ai.

“Azerbajxhani është një skuadër shumë e organizuar. Në ndeshjen e parë në barazuam, por ata treguan formë të lartë”.

“Ata kanë eksperiencë si në eliminatoret për evropian dhe botëror. Azerbajxhani është favorit dhe ka qenë favorit i grupit, shkaku i eksperiencës”.

Se ndeshja është një finale dhe se motivimi është i lartë këtë e thotë edhe mesfushori i Përfaqësueses, Valon Berisha, i cili në konferencë për shtyp i ka cilësuar mysafirët favoritë, teksa pret përkrahje të madhe nga tifozët.

“E dimë rëndësinë e këtij takimi. Normal presioni më i madh bie mbi ne, pasi luajmë në fushën tonë”, ka thënë Berisha.

“Fitorja ndaj Maltës na jep më tepër shtysë për një takim akoma më të mirë ndaj Azerbajxhanit”.

Ndeshja ndaj Azerbajxhanit është e fundit në fazën e grupeve për Kosovën, që i mjafton vetëm një barazim për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës D të Ligës së Kombeve.

Të ngjashme