Chelsea siguron francezin Sarr

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi francez Malang Sarr është përforcimi më i ri i Chelseat, i cili pritet të prezantohet gjatë kësaj jave.

Sarr tashmë ka pranuar ofertën e Chelseat, ekip të cilit do t’i bashkohet si futbollist i lirë pasi kontrata i ka skaduar me Nicen.

21-vjeçari, me Chelsean ka firmosur kontratë pesëvjeçare dhe shihet si përforcim i rëndësishëm nga trajneri Frank Lampard. Ai në edicionin e fundit, regjistroi 19 paraqitje në kampionatin francez dhe është pjesë e ekipit U21 të Francës.

Për shërbimet e francezit Sarr, Chelsea ka mposhtur konkurrencën e fortë të Arsenalit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme