Ciro Blazevic: Kosova mund t’u shkaktojë probleme kombëtareve të mëdha

Prishtinë | 02 Sht 2017 | 12:45 | Nga

Kosova dhe Kroacia do të luajnë edhe një ndeshje në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.

Rreth këtij takimi ka folur edhe trajneri legjendar, Ciro Blazevic, i cili dekada më parë ka udhëhequr me sukses skuadrën e Prishtinës.

Ai ka vlerësuar lartë futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, të cilët mund t’i shkaktojnë problemeve të gjitha kombëtareve.

“Me padurim po e pres ndeshjen e sotme, besoj se Kroacia do të tregojë edhe njëherë cilësinë. Ajo do të luajë në përputhje me pritjet dhe do të fitojë pikë të reja. E vlerësoj shumë Kosovën, është një ekip me krenari të madhe dhe mund t’i krijojë probleme kombëtareve të mëdha”, tha Ciro Blazevic.

Ai më tutje pohoi se mezi po pret t’i takojë miqtë nga Kosova, të cilët ka kohë që nuk i ka parë.

“Unë nuk i kam parë miqtë e mi nga Kosova për një kohë të gjatë. Do të vij në Maksimir, por në fshehtësi të madhe. Tashmë janë në moshë serioze, kështu që jam i interesuar vetëm për futbollin”, shtoi Blazevic.

Takimi i sotëm do të zhvillohet në stadiumin e Maksimirit dhe pritet të startojë në ora 20:45.

Ndryshe, ballafaqimin e parë të zhvilluar në Shkodër, Kroacia e ka fituar me rezultat të thellë prej 6-0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme