City bën një ofertë zyrtare për Harry Kane, por Tottenham Hotspur e refuzon atë

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Manchester City ka bërë një përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin anglez Harry Kane.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka dërguar në drejtim të Tottenham Hotspur një ofertë zyrtare për kapitenin e Spurs.

Sipas asaj që ka raportuar Fabrizio Romano, City ofruan 100 milionë funte, plus lanë mundësinë që të përfshirë edhe ndonjë lojtarë në marrëveshje.

Megjithatë kjo ofertë është refuzuar nga skuadra londineze, pasi nuk dëshirojnë largimin e kapitenit të tyre.

Vet sulmuesi anglez Harry Kane ka shprehur gatishmërinë për tu larguar, por presidenti Daniel Levy po mundohet ta bind atë për të qëndruar në Londër.

Jo vetëm City, pasi në garë për lojtarin janë edhe skuadrat tjera si Chelsea, Manchester United, Real Madrid e Paris Saint Germain.

Kane është duke kërkuar me ngulm largimin, pasi dëshiron një skuadër ku mund të luftojë për trofe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme