Coman rinovon me Bayernin deri më 2027

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Coman ka nënshkruar kontratë të re me Bayern Munich deri më 2027.

Vazhdimisht raportohej për një largim të mundshëm të Kingsley Coman nga Allianz Arena, por sulmuesi do të qëndrojë deri në vitin 2027.

Klubi ka konfirmuar se francezi ka rinovuar kontratën dhe vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit.

25-vjeçari është pjesë e Bayernit që nga viti 2017.

Deri më tani ai ka bërë 157 paraqitje, ka shënuar 37 gola dhe ka fituar 17 trofe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme