Coutinho i ka thënë “po” Barcelonës

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 15:43 | Nga

Barcelona është duke menduar për merkaton e verës që tani, teksa ka nisur dhe tratativat e fshehura me lojtarë të ndryshëm. Një i tillë duket se është dhe me brazilianin Philippe Coutinho, i cili si duket i ka thënë “po” Barcelonës dhe pritet të kalojë te katalanasit gjatë merkatos së verës.

Liverpool nuk është shumë i gatshëm për negociata, por mbetet i qartë se dyert për shitjen e Coutinho nuk janë mbyllur në rast të një ofertë që kalon 90 milionë euro.

Katalanasja “Sport” shkruan se Barcelona nuk ka bërë ndonjë lëvizje të drejtpërdrejtë me klubin anglez, por është duke pritur fundin e majit për të vepruar. Fakti që kanë marrë miratimin e lojtarët, bën që blaugranët të presin për ndonjë ulje të mundshme nga anglezët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme