Dalbert përfundon testet mjekësore te Interi

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 10:29 | Nga

Dje (e hënë) Dalbert arriti në Milano dhe sot (e martë) ka përfunduar testet mjekësore te Interi.

Braziliani erdhi nga Nice dhe pritet t’i kushtojë klubit italian për rreth 20 milionë euro.

Mbrojtësi i majtë shquhet për shpejtësinë dhe teknikën dhe jep një kontribut të madh edhe në fazën sulmuese.

Për atë kishin shfaqur interesim edhe shumë skuadra të mëdha europiane.

Zyrtarizimi i tij pritet të ndodh gjatë ditës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme