De Biasi flet për një ves që e kanë shqiptarët

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 19:51 | Nga

Ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, gjithnjë e ka një sy e një vesh nga Shqipëria.

Italiani në një intervistë për portalin “eduasportin.com” flet për gjithçka, që nga vizioni i tij për ekipin që zëvendësuesi Christian Panucci do të ndërtojë, sa do të ndryshojë ajo nga Shqipëria e tij, çfarë e çmend nga shqiptarët si edhe për rritjen e talenteve në vend.

Ai ndër të tjerash ka zbuluar se farë nuk i ka pëlqyer te Shqipëria duke pohuar se koha është luks për shqiptarët.

“Një gjë që më ka çmendur gjithmonë është humbja e kohës kot. Unë gjithmonë kam luftuar për ta ndryshuar këtë gjë, që bën pjesë të një farë mentaliteti ku “nga shteti varet gjithçka…”, tha italiani.

Ai nuk e përjashton mundësinë që të vijë në Elbasan në 2 shtator për të parë kuqezinjtë, por është e sigurt që do të kthehet sa herë të ketë zgjedhje. Sepse tani Shqipëria ka zënë vend në zemrën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme