De Ligt i reagon Kluivertit: Nuk jam penduar për transferimin te Juventusi

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi Matthijs de Ligt ka thënë se nuk pendohet që është bashkuar me Juventusin pasi Patrick Kluivert sugjeroi se duhet të kishte shkuar te Barcelona.

​​Legjenda holandeze e Barcelonës, Kluivert, deklaroi se mbrojtësit “i vjen keq” për transferimin e tij te Bianconerët.

Tani, De Ligt nuk ka vonuar dhe ka ‘goditur’ me komente drejtorin e akademisë së Barcelonës.

“Nuk më vjen keq për faktin që jam transferuar në Juventus”, ka thënë fillimisht 21-vjeçari për Voetbal Primeur.

“Ata [mediat] janë duke thënë dhe shkruar shumë gjëra”.

“Nëse një person si Kluivert thotë diçka të tillë, mund të duket e vërtetë, por me të vërtetë është vetëm supozimi i tij”, përfundoi de Ligt.

Juventusi rikthehet në aksion kundër Atalantas të shtunën, ku ata kërkojnë të vazhdojnë sezonin si të pamposhtur në Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme