De Ligt: Kam gjetur vendin e duhur

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Matthijs de Ligt beson se ai tani ka gjetur vendin e duhur te Juventus.

Juve pagoi 75 milion euro për të transferuar De Ligt nga Ajax gjatë verës dhe ai ka vazhduar të zëvendësojë të dëmtuarin Giorgio Chiellini në vijën e pasme të Bianconerëve, përcjell GazetaBlic.

“Unë jam mësuar me lojën e Juventusit. Fitorja ndaj Leverkusen ishte e mirë”, tha De Ligt.

“Tani për tani, gjërat po shkojnë mirë. Unë kam qenë kapiteni i Ajax dhe atje kam qenë në gjendje të kem fjalën time, ndërsa këtu duhej të gjeja vendin tim. Tani ndjehem sikur e kam gjetur dhe jam i lumtur për këtë.”

“Italia njihet si një vend me ekipe mbrojtëse, por kjo po ndryshon: thjesht shikoni sa lart pozicionohemi në fushë”, përfundoi De Ligt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme