Deulofeu thotë se Messi po e përjashton nga Barça

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 15:57 | Nga

Gerard Deulofeu raportohet se i ka thënë bashkëkombësit të tij Dani Ceballos se Lionel Messi po e përjashton nga Barcelona, sipas “Diario Gol”.

Anësori aktualisht është në huazim te Watfordi, pas kthimit te Barcelona nga Evertoni verën e shkuar. Gjithsesi, ai beson se nuk është i mirëpritur më në Camp Nou, me Messin që s’është i interesuar të luajë krahas tij.

Deulofeu nuk është i lumtur me mënyrën si trajtohet dhe ka informuar Ceballosin e Real Madridit për problemet me argjentinasin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme