Edhe De Biasi uron Izmir Smajlaj

Prishtinë | 06 Mar 2017 | 09:28 | Nga

Triumfi i Izmir Smajlajt, të shtunën në Beograd nuk ka kaluar pa u vënë re as nga trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit.
Gianni De Biasi i ka dërguar një mesazh urimi atletit shkodran, kampion Evrope, për triumfin fantastik të arritur prej tij.

“Izmir të përshëndes. Jam shumë i lumtur për suksesin tënd të jashtëzakonshëm, të arritur në Beograd. Përqafime. FORCA SHQIPËRIA!”, ka shkruar De Biassi në mesazhin e tij atletin shkodran.

Smajlaj është shpallur kampion Evrope në kërcim së gjati, duke thyer edhe rekordin kombëtar me kërcimin e tij 8.08 metra

Në Evropianin e sallave që po zhvillohet në Beograd, atleti shqiptar ka mundur të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit duke mbajtur premtimin dhe duke i dhënë shansin për herë të parë në histori vendit tonë që të ketë një kampion Evrope në mbretëreshën e sporteve, atletikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme