Edhe Rafinha largohet nga Bayerni

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Pas largimit të Arjen Robbenit dhe Franck Riberys tashmë nga klubi gjerman do të largohet edhe Rafinha.

Në fakt lajmin e kishte konfirmuar vet mbrojtësi por sot u zyrtarizua nga Bayern në faqen zyrtare në “Twitter”. Pas 8 vitesh braziliani do t’i thotë kështu lamtumirë bavarezëve ku fitoi gjithçka, transmeton kp.

“Të tetë vitet këtu ishin shumë të mira, kam kaluar momente fantastike me klubin bavarez, por tripleta më 2013 ishte speciale, por në një pikë vjen fundi”, ka thënë Rafinha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme