Feronikeli ia rinovon kontratën mbrojtësit, premton edhe të tjera transferime

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi, Yll Hoxha, ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin me klubin e Feronikelit, me të cilët u shpall kampion i Ipko Superligës dhe Kupës së Kosovës këtë sezon.

Pasi u takua me presidentin e klubit, Naser Ramajn, Yll Hoxha nënshkroi kontratë të re me klubin, e cila e mban atë te klubi drenicas edhe për dy sezone të tjera.

Sezonin e ardhshëm, Hoxha do të ketë mundësinë ta dëshmojë aftësinë e vet edhe në skenën evropiane, pasi që Feronikeli do të garojë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Hoxha iu bashkua Feronikelit në fund të vitit 2016 dhe paraqitjet e tij që nga atëherë e kanë bindur klubin për t’ia vazhduar atij kontratën.

Përkundër sukseseve të këtij sezoni, që e bënë Feronikelin klubin e dytë më të trofeshëm në Kosovë, klubi nga Drenasi ka bërë të ditur se do ta përforcojë skuadrën edhe me të tjerë lojtarë gjatë ditëve në vijim.

“Yll Hoxha është nënshkrimi i parë për sezonin e ardhshëm, nga shumë të tjera që pritet të vijnë  në ditët e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga Feronikeli. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme