Feronikeli vazhdon të përforcohet, rikthen në skuadër dy lojtarët që i kishte si huazim te Drenica

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli ka vazhduar me përforcimin e skuadrës për stinorin pranveror.

Klubi nga Drenasi ka rikthyer në skuadër dy të huazuarit te Drenica, Prince Balde dhe Nicholas Andrews.

Si mbrojtësi Balde ashtu edhe sulmuesi anësor Andrews kanë shkëlqyer te Drenica gjatë periudhës një vjeçare.

Ata tanimë janë rikthyer në Drenas dhe pritet të jenë futbollistë të rëndësishëm për trajnerin Agim Sopi pasi edhe kanë bërë përvojë në futbollin kosovar.

Ka qenë vetë faqja e klubit që ka zyrtarizuar rikthimin e dyshes në Drenas, transmeton telegrafi.

Feronikeli më parë gjatë afatit kalimtar është përforcuar edhe me top mbrojtësin kosovar Ilir Berisha si dhe talentet Keith Groeneveld,Simon Loshi dhe Kristi Kullaj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme